Situata në PD, Bejko: Kuvendi Kombëtar me mbi 4 mijë pjesëmarrës, ndryshimet e statutit legjitime

Shqipëria

Situata në PD, Bejko: Kuvendi Kombëtar me mbi 4 mijë pjesëmarrës, ndryshimet e statutit legjitime

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 14:59
Roland Bejko

Roland Bejko i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në Neës24, komentoi Kuvendin Kombëtar të PD, teksa tha se ndryshimet e statutit janë legjitime.

Ai u shpreh se ditën e sotme në Kuvend PD u paraqit me ekipin e saj dhe se dje ka hyrë në fuqi statuti i ri, duke bërë që kryetari i partisë të jetë njëkohësisht edhe kreu i grupit parlamentar, dhe se për këtë nuk ka asgjë për të diskutuar.

Gazetari Osman Stafa, i ftuar në studio tha se sot PD do duhej që të ishte në Kuvend e bashkuar dhe e ndarë në 3 grupe.

“Dita e sotme do duhej ta gjente PD të unifikuar. Tashmë kemi përçarje në tre grupime deputetësh. Nuk ka zgjedhje në kuptimin që anëtarët të vijnë të zgjedhin kryetarin dhe nga kjo burojnë të gjitha problemet e tjera. A u pyetën deputetët e PD, që janë sot ligjërisht, që Basha të jetë kryetar apo u vendos vetë”, tha ai.

“Deputetët janë ndarë tashmë në tre grupe, në fakt është dhe një grup i katërt. Deputetët që e njohin PD zyrtare ishin, ata që nuk e njohin nuk ishin dhe nuk votuan. E patë që u tund pallati i sportit? Mbi 4 mijë vetë kanë qenë aty”, tha Bejko.

Gjatë diskutimit dhe përballë pyetjeve të gazetarit Stafa, Bejko deklaroi ndër të tjera se ka respekt për disa deputetë që mbështetën dhe mbështesin Berishën, por ofendoi ata që sipas tij kalojnë nga një krah në krahun tjetër.

“Nuk është çështja ku do ta ketë karrigen një deputet. Është personale, janë në të drejtën e tyre. Është imorale sepse lanë një kauzë dhe përqafojnë në emër të shumicës…Gjëmat në emër të shumicës janë bërë. Ta lënë popullin. Unë kam respekt për Edi Palokën, kam respekt për Flamur Nokën, dy miqtë e mi pavarësisht pozicioneve të kundërta që kemi, sepse u treguan burra dhe dolën që në fillim. I kishin detyrime Sali Berishës, ndoshta mendonin dhe si Sali Berisha dhe i dolën në krahë.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat