Aksident në Lezhë, përplasen dy mjete, ka të plagosur

Shqipëria

Aksident në Lezhë, përplasen dy mjete, ka të plagosur

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 15:28
Policia

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Gazetari Elidon Ndreka bën me dije për BalkanWeb se Florjan Colaj duke drejtuar mjetin e tij, është përplasur me një tjetër automjet pa targa, që drejtohej nga Alban Zusi.

Si pasojë e përplasjes të dy shoferët janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.

 Mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat