Shqipëria në krye të KS në OKB/ Rama: Ulemi me më të mëdhenjtë e botës, të forcojmë imazhin e vendit

Shqipëria

Shqipëria në krye të KS në OKB/ Rama: Ulemi me më të mëdhenjtë e botës, të forcojmë imazhin e vendit

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 17:39
Edi Rama

Për kryeministrin Edi Rama, marrja e kryesimit të Këshillit të Sigurimit nga ana e Shqipërisë në OKB, është një arritje e madhe për vendin, por nuk duhet ndalur këtu.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama u shpreh se në punimet që do të zhvillohen në Nju Jork, Shqipëria do të ulet në tryezë me shtetet më të mëdha të botës.

Sipas Ramës, duhet forcuar jo vetëm imazhi i vendit, por të kthehet në një kapital për transformimin e mëtejshëm ekonomik dhe social.

“Pas pak ditësh, e gjithë bota do të mblidhet në Nju Jork dhe Shqipëria do të jetë në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, me krenarinë e shtetit që për herë në historinë e vet, ka presidencëne  atij këshilli, ku ulen më të mëdhenjtë e kësaj bote. Por e gjitha kjo situatë e re e Shqipërisë nuk është pikëmbërritja jonë, kjo është vetëm pasqyra e një fushëmbërritjeje të re, pas një përpjekeje të gjatë e të mundimshme, e cila na shërben, jo vetëm për t’u ulur të kënaqur e për të parë veten, por vetëm për të vazhduar ngjiotjen nga një pikënisje e re. Duke parë në sy të gjitha të metat dhe të gjitha problemet që kërkojnë adresim.

Detyra jonë tashmë është jo vetëm ta forcojmë imazhin e ri të vendit, por ta kthejmë në një kapital për transformimin e mëtejshëm ekonomik dhe social të Shqipërisë”, theksoi kreu i qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat