“Lëreni SPAK të bëjë punën e vet”, Rama: Luftës së drejtësisë kundër korrupsionit, t’i bashkohet edhe SHISH

Shqipëria

“Lëreni SPAK të bëjë punën e vet”, Rama: Luftës së drejtësisë kundër korrupsionit, t’i bashkohet edhe SHISH

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 18:13
Edi Rama

Në fjalën e tij të gjatë në Asamblenë kombëtare të PS, kryeministri Edi Rama shprehu edhe një herë vendosmërinë e qeverisë që drejton në luftën ndaj korrupsionit. Ndërsa vlerësoi ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, Rama kërkoi që në luftën ndaj korrupsionit të përfshihet edhe SHISH.

“Organet e reja të drejtësisë, as nuk kanë rënë nga qielli dhe as nuk do kishin lindur nëse ne, PS, nuk do i kishim sjellë në jetë. Nuk do kishte amerikan dhe europian që do mund ta impononte reformën në drejtësi në këtë vend. Nuk e kemi bërë për vete, po për Shqipërinë. Nuk e kemi bërë për të fërkuar duart ne në zjarrin e drejtësisë, po e kemi bërë se ne jemi ne, në pushtet.

Pushtetin që nuk zëvendësohet gjë më asgjë tjetër, në një shtet që mborn liritë dhe të drejtat, dhë që quhet pushteti i pavarur gjyqësor. E di edhe unë se organet e reja janë larg së qenit të pagabueshme, dhe të paqortueshme. Po sic vlen për ne, si psh impiantet e mbetjeve apo sterilizimit dhe SPAK nxjerr bishtat e neveritshëm të abuzuesve, ashtu ndodh edhe me organet e drejtësisë.

Pres që edhe SHISH ti bashkohet kësaj lufte. Pres që SHISH të transformohet, duhet profesionalizëm jo dispanceri e thashethemeve me shkrim. Për të ndarë të njomin nga i thati, dhe për t’ia dhënë shqiptarëve drejtësisë, edhe për shkak të vetëndjerjes së fuqisë së re që kanë marrë, nuk ka se si të mos bëjnë edhe vlerësimë që mund të lënë shumë për të dëshiruar. Por nëse detyra e tyre është të bëjnë operacione për të shkulur tumoret e korrupsionit nga politika.

Detyra e tyre nuk është detyra jonë. SPAK mund edhe të gabojë, por atyre iu falet ndërsa ne nuk mundet nuk duhet dhe nuk do bëjmë gabimin t’i tregojmë organeve të reja të drejtësisë, cfarë duhet të bëjnë.

Apo për epshet politike dhe materiale prokurorë e gjykatës me pushtet e fajtorë pa pushtet, gjindje pa fe, pa Atdhe, me dhëmbët si sharrë për hajdutë e xhepave, dhe dy gramë marijuanë dhe me xhepat e fryrë nga lëmoshat e trafikantëve dhe vrasësve. Nëse do bënim këtë faj, në futjen e kthetrave në organet e reja të drejtësisë, do asgjesonim krijesën që e lindi.

Ambicia për një shtet të së drejtës, për të ndërtuar një shtëpi të re, një shtëpi krenarie, ku rregulli të jetë I barabartë dhe e drejta të jetë njësoj.

Me një fjali, të diskutosh këtë do të thotë të diskutosh nëse duhet ta varrosim apo jo me duar tona PS. Tek e cila është investuar prej 10 vitesh besimi I shqiptarëve për drejtësi. Ky vend për t’u bërë shtet dinjitoz, që s’u bë kurrë, nga pikërisht ata që folën 100 e kusur vite për drejtësi dhe e kthyen shtetin në top për interesat e tyre, duke bërë që të sundojë padrejtësia, patjetër që nuk bëhet sa hap e mbyll sytë. Nuk mjaftojnë 10 vjet, do duhen më shumë. Por kjo parti do e kalojë më sesbën gjallë a vdekur këtë sprovë zjarri për drejtësinë. Kjo parti duhet të hidhet në zjarr për suksesin me cdo cmim të kësaj sprove. Duhet të hidhe në zjarr kjo parti për ta ngrohur një vatër të sapo ndezur drejtësie dhe të një Shqipërie shtet demokratik i të drejtës. Lëreni SPAK të bëjë punën e vet, bëni punën tuaj. Përpiquni të ndiheni pak keq, kur s’keni bërë asgjë për këtë popull. Mendoni për të gjithë ata që dhanë jetën me fjalë e me vepra fizikisht, jo sic jepet jeta në foltoren e parlamentit.” u shpreh Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat