Rama prezanton Sekretarët e rinj të PS-së

Shqipëria

Rama prezanton Sekretarët e rinj të PS-së

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 19:21
Edi Rama

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i PS, Edi Rama në fjalën e tij drejtuar sot Asamblesë Kombëtare të PS-së, paraqiti sot kandidaturat për Sekretarët e rinj të PS.

"Me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm në detyrë Blendi Klosit dhe pas një diskutimi që kemi zhvilluar së bashku, ju kërkoj të miratoni strukturën dhe përbërjen e re të sekretariatit të ri ekzekutiv të partisë, i cili do të duhet t’i nënshtrohet votëbesimit të Asamblesë në Kongres. Pra do ta votojë Asambleja në Kongres jo sot këtu, që të mos bëjmë diçka formale, por ta bëjmë pasi të prezantohet platforma nga Sekretari i Përgjithshëm.

Na duhet një diskutim gjithëpërfshirës, shterues dhe mobilizues prandaj dhe unë propozoj si fillim asamblesë thirrjen në fillim të tetorit kongresin e jashtëzakonshëm, ku qeveria nga njëra anë dhe lidershipi i ri i partisë të paraqesë platformat e tyre të veprimit dhe pastaj gjërat shtrohen në një diskutim dhe të vihen në zbatim në të gjitha nivelet e qeverisë dhe të partisë”, u shpreh Rama.

SEKRETARET E PS

Sekretari i Organizimit, Ardian Çela.

Sekretar i Burimeve Njerëzore Eduard Ndreca.

Sekretar Dixhital dhe i Rinisë Etjen Xhafaj.

Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë, Romina Kuko.

Sekretar i Çështjeve Zgjedhore, Eridjan Salianji.

Sekretare e Programit, Milva Ekonomi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat