Ikin nga qeveria 5 ministra/ Arben Meçe: Rama po përgatitet për suksesin e radhës, zgjedhjet e 2025

Shqipëria

Ikin nga qeveria 5 ministra/ Arben Meçe: Rama po përgatitet për suksesin e radhës, zgjedhjet e 2025

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 19:35
Arben Meçe

Analisti Arben Meçe, duke komentuar ndryshimet e fundit në qeveri, tha se kryeministri Edi Rama duke goditur defektet  në kabinetin qeveritar, po përgatitet për fitimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

“Fjalimi i zotit Rama ishte një program i qeverisë së re. Që kur u bë asambleja në korrik, ne paralajmëruam që Rama do futet në shtator me një qeverisje të re, e cila në themel të saj, do ketë atë që ka qenë problemi kryesor që ka pasur qeverisja Rama në këtë periudhë.

Edhe gjatë fjalimit të vet, Rama e trajtoi jashtëzakonisht shumë atë problem. Problemi numër 1 që ka pasur qeverisja ishte një konsum i jashtëzakonshëm, ku disa dikastere u përfolën, por u bënë edhe objekt i organeve të drejtësisë, SPAK-ut. Disa afera të zbuluara, vërtetutan që brenda qeverisjes eksitojnë disa praktika që lënë disa hapësira për individë të caktuar për të konsumuar vepra penale. Por nuk ishte vetëm kjo. Rama erdhi nga një fushatë elektorale ku doli fitues. Historia jonë 30-vjeçare, aps fitimit të njb fushatë elektorale, viti i parë është euforik. Rama jo vetëm nuk u ekspozua, por përkundrazi, u kthye në krahun tjetër.

Rama paraqiti defektin e qeverisjes, sepse nëpërmjet goditjes së defekteve, ai po përgatitet për suksesin e radhës, zgjedhjet e 2025. Me këtë opozitë, Rama edhe sikur të mos bëjë gjë, do t’i fitojë gjithmonë zgjedhjet, sepse është opozitë e dobët”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat