“Nuk mbroj asnjë të korruptuar”/ Rama: Neveri për ata që më hëngrën pas shpine

Shqipëria

“Nuk mbroj asnjë të korruptuar”/ Rama: Neveri për ata që më hëngrën pas shpine

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 23:27
Edi Rama

Edi Rama jua tha të gjithëve në sy, në sallën e mbushur me ata që ju ka dhënë pushtet, se nëse shkelin në dërrasë të kalbur, ai nuk do të jetë mbrojë, por kamzhik për ta.

“Neveri. Më hëngrën pas shpine. Mjaft. Nuk mbroj.”

Madje kryemiministri ftoi edhe Shërbimin Informativ të punojë për të zbuluar çdo akt korrupsionin.

“Të punojë SHIK dhe policia”.

Spak-ut i dha mbështetjen maksimale dhe garancinë se kushdo që shkel ligjin, nuk është më një njeri i tij.

“Përgjegjësia ime morale është që të mos lë dy gurë bashkë, brenda kësaj familjeje politike, dhe jashtë saj që drejtësia në Shqipëri të ketë lirinë, pavarësinë dhe fuqinë që i duhet.

Në fund ju foli të vetëve me gjuhën e fesë, për t’i mbajtur në rrugën e drejtë.

“Harrami nuk bëhet hallall”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat