Sherr në Librazhd, i riu qëllon me grushte 48-vjeçarin, procedohet në gjendje të lirë

Shqipëria

Sherr në Librazhd, i riu qëllon me grushte 48-vjeçarin, procedohet në gjendje të lirë

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Dy persona janë përfshirë në një sherr. Ngjarja ka ndodhur në Librazhd. Bëhet me dije se 34-vjeçari me inicialet E.D, ka goditur me grushte një 48-vjeçar.

Për pasojë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 34-vjeçarin.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 48-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat