Rama: Perspektivë e re turistike e Shqipërisë, si një nga destinacionet më të preferuara në Europë

Shqipëria

Rama: Perspektivë e re turistike e Shqipërisë, si një nga destinacionet më të preferuara në Europë

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 18:20
Shqipëria

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur dje në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste e vuri theksin tek perspektiva e re turistike e Shqipërisë si një nga destinacionet më të preferuara në Europë.

“Nga koha e disa fluturimeve në Rinas deri në 10 vjet më parë, tek  mbi 200 fluturime në ditë që e mbajnë aeroportin hapur 24 orë, për të shërbyer përgjatë këtij sezoni që ende nuk ka mbaruar, duket sikur kanë kaluar 100 vjet”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “a jam gëzuar? Po jam shumë. Po i lumtur a jam? Jo, nuk jam fare. Sepse kur di për shembull, një shembull në shumë të tjerë që Majorca ka 1 milion banorë dhe ka 18 milionë turistë, atëherë s’mund të jem dot i lumtur e megjithatë s’mund të mos jem dot i gëzuar kur mendoj se aty ishin deri dje edhe Sahati, edhe Skënderbeu, edhe Universiteti, edhe Muzeu, edhe Kisha, edhe Xhamia, madje dhe liri-demokracia aty ishte, bashkë me paratë e qeverisë që derdheshin kot për t’i bërë reklamë Shqipërisë në CNN”.

“Po Tirana dhe Shqipëria sot kanë hyrë në hartën turistike të Europës pa shpenzuar asnjë qindarkë për reklama mediatike, ndërsa për Shqipërinë dhe kryeqytetin e saj flasin keq dhe zi vetëm shqipfolësit pa din dhe pa iman të këtij vendi, të cilët mua dhe ju, këtë parti na duan të vdekur, kaq shumë sa që i bien mbarë e prapë Shqipërisë, duke ua nxirë jetën shqiptarëve që i dëgjojnë apo kanë akoma nerva t’i lexojnë, duke i lënë pa gojë të huajt, kur këtyre ua do puna apo i bie rasti t’i pyesin se ç’mendojnë këta përqeshësh gjuhëjashtë për vendin  e tyre”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “miliona e miliona turistët nga tërë Europa e të tjerë nga Amerika e deri te grupe nga Australia vijnë buzëqeshur nga kurioziteti dhe largohen të qeshur nga mikpritja, ushqimi, pastërtia, kultura dhe patjetër dhe hiret e mahnitshme të këtij vendi të vogël ku në pak territor gjen aq shumë bukurira të larmishme natyrore sa të gjithë thonë “dua të kthehem përsëri’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat