“Berishën me Bardhin e bashkoi Basha”, Sula: Të kthehet një kryetar që ka humbur gjithmonë, nuk funksionon

Shqipëria

“Berishën me Bardhin e bashkoi Basha”, Sula: Të kthehet një kryetar që ka humbur gjithmonë, nuk funksionon

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 18:25
Dashnor Sula

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka deklaruar se Sali Berishën me Gazment Bardhin e bashkoi Lulzim Basha.

I ftuar në “News Line”, ai tha se Basha bëri shumë keq, pasi krijoi ndasi brenda partisë. Sipas Sulës, të kthehet një kryetar që ka humbur të gjitha herët, nuk funksionon.

“Po, dorën e fundit e dha Basha. Sepse unë të paktën me kolegët e mi kemi besuar që pas 30 prillit të 2022, kur Berisha përfundoi zgjedhjet brenda institucionit të Rithemelimit, unë kam qene ndër ata që kam kërkuar me forcë sinqerisht, ndërkohë, që kishim dhe kartën morale të fortë, nuk kishim as logon, ishim një grupim i ri. Kishim le të themi një kryetar në detyrë që ishte zoti Alibeaj, që për hir të së vërtetës ndjejë një zhgënjim nga sjellja, nga qasja e tij politike sepse ka qene një shpirt opozitar, por nuk e di ku është kapur që dështoi deri në këtë pikë.

Pse e them këtë gjë? Sepse për sa kohë Zoti Berisha bëri një zgjedhje për ato 40 mijë vota, sa ishin atëherë, do të ishte organizuar Partia Demokratike. Të njëjtën gjë bëri tani Basha, por e bëri shumë herë më keq, shumë herë më pak dhe ndasitë u bën dhe më të mëdhaja. Edhe aq më tepër të kthehet një kryetar që ka humbur të gjitha herët, të gjashta në mos gaboj, atëherë kjo nuk shkon dhe nuk funksionon”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat