Fshehu në makinë një person të shpallur në kërkim dhe iu largua policisë, arrestohet sot 27-vjeçari shkodran

Shqipëria

Fshehu në makinë një person të shpallur në kërkim dhe iu largua policisë, arrestohet sot 27-vjeçari shkodran

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 10:21
Policia

Është vënë në pranga një 27-vjeçar,Emanuel Leka,  i shpallur në kërkim, pasi duke qarkulluar me automjet, bashkë me një shtetas në kërkim për vrasje mbetur në tentativë dhe të armatosur, Arian Armani alias Eljfat Saljiu, nuk iu bind urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Gjithashtu, 27-vjeçari nuk kallëzoi krimin në organet kompetente dhe ndihmoi shtetasin në kërkim që të largohej.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në inteligjencën policore për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionin policor të koduar “Wanted”, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tij.

Si rezultat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë ndalimi i shtetasit E. L., 27 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas, më datë 04.09.2023, duke qarkulluar me automjet, në aksin rrugor Fushë Krujë – Vorë, bashkë me një shtetas në kërkim dhe të armatosur, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen dhe ka përkrahur shtetasin në kërkim për t’u larguar, si dhe nuk ka kallëzuar krimin në organet kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat