Aksident në aksin Vlorë – Kotë, përplaset këmbësori

Shqipëria

Aksident në aksin Vlorë – Kotë, përplaset këmbësori

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 11:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në aksin rrugor Vlorë – Kotë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. Z., 44 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar shtetasin J. D., 48 vjeç, këmbësor.

48-vjeçari është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat