Rrahën gratë dhe fëmijët e mitur, policia e Tiranës i vë prangat 10 personave

Shqipëria

Rrahën gratë dhe fëmijët e mitur, policia e Tiranës i vë prangat 10 personave

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar 10 persona për vepra të ndryshme penale.

Një 48-vjeçar u arrestua për dhunë në familje. Siç njofton policia, u bë arrestimi i shtetasit  D. L., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur.

Edhe shtetasi I.M, u arrestua për të njëjtën vepër penale.

“U arrestua shtetasi I. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia.

Ndërsa një 24-vjeçar u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie sekseuale me një të mitur.

“U arrestua  R. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11-vjeçe.”

Njoftimi i plotë i policisë:

Vihen në pranga 10 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin D. L., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– I. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;

– M. B., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka vjedhur një shumë parash në një banesë në Rrugën e Dibrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:

– R. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11-vjeçe;

– E. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit:

– A. L., 58 vjeç dhe M. M., 54 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi;

– B. M., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin Xh. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore ndaluan shtetasin D. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 muaj e 27 ditë burgim, për veprën penale ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S. P., 26 vjeç, banues në Tiranë. 26-vjeçari, ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, është konfliktuar për motive të dobëta dhe dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin A. R., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat