Prej një jave ishte larguar nga shtëpia, i moshuari gjendet i mbytur në rezervuarin e Gjançit

Shqipëria

Prej një jave ishte larguar nga shtëpia, i moshuari gjendet i mbytur në rezervuarin e Gjançit

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 18:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Një i moshuar i cili ishte larguar prej një jave nga banesa, është gjetur këtë të mërkurë i mbytur në ujërat e rezervuarit të Gjancit, 14 km larg qytetit të Korçës.

Burime të A2 CNN thanë se që nga dita e largimit nga banesa, familjarët e 67-vjeçarit kanë bërë denoncim në Policinë e Korçës për zhdukjen e të afërmit të tyre.

Nga ajo ditë, policia dhe familjarët kanë kontaktuar edhe persona të tjerë, por duket se asnjëri prej tyre nuk ka pasur informacion për të.

Burime jozyrtare thanë se kanë qenë banorë të zonës ata që kanë parë një trup në ujërat e rezervuarit dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë, e cila ka bërë të mundur dhe nxjerrjen e trupit të pajetë nga ujërat e këtij rezervuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat