Bashkitë dështojnë në një tjetër detyrë, “frenuan” projektet publike që ishin me rëndësi kombëtare

Shqipëria

Bashkitë dështojnë në një tjetër detyrë, “frenuan” projektet publike që ishin me rëndësi kombëtare

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

61 bashkitë në vend shfaqin shumë problematike sa i takon përmbushjes së detyrave të vendosura me ligj, siç është rasti i administrimit të taksës së pasurisë, por jo vetëm. Një raport i publikuar së fundmi, mbi monitorimin e menaxhimit të financave publike, thekson se problematika janë hasur edhe sa i takon investimeve publike. Raporti citon se:

“Sa i përket komponentit të planifikimit dhe mbikëqyrjes së investimeve publike, objektivi për të mirëmbajtur listën unike të projekteve me rëndësi kombëtare u arrit, megjithatë disa nga sfidat e hasura ishin mungesa e ekspertizës nga njësitë e qeverisjes qendrore për të siguruar informacionin e duhur në procesin e plotësimit të projekt-propozimeve të përcaktuara në VKM 887, datë 27.12.2022 dhe mungesa e raportimit në kohë nga institucionet e qeverisjes qendrore në procesin e përditësimit të statusit të projekteve ekzistuese në listën unike të projekteve me rëndësi kombëtare”.

Në raport thuhet se, lista unike e projekteve me rëndësi kombëtare është cilësuar një instrument shumë i rëndësishëm për filtrimin  e projekteve të investimeve publike, ku një hallkë të rëndësishëm të zinxhirit që mesa duket nuk ka luajtur rolin e duhur, e përbëjnë bashkitë. Po ashtu, për sa i përket treguesit të performancës “Zhvillimi i metodologjisë dhe mjetet e prioritizimit në fuqi” që synon rritjen e cilësisë së propozimeve madhore të investimeve publike që dërgohen për aprovim, sipas raportit objektivi i produktit nuk është arritur ashtu sikurse ishte planifikuar. 

Sipas raportit, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) në bashkëpunim me asistencën teknike të BE-së ka zhvilluar metodologjinë për të vlerësuar relevancën strategjike të propozimeve të projekteve të investimeve dhe formularët e vlerësimit të rëndësisë strategjike për 6 sektorët kryesorë të ekonomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat