Në kërkim për ‘Falsifikim të dokumenteve shkollore’, pranga 42-vjeçarit në Muriqan

Shqipëria

Në kërkim për ‘Falsifikim të dokumenteve shkollore’, pranga 42-vjeçarit në Muriqan

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 14:05
Muriqan

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë kufitare të Muriqanit, pasi ishte shpallur në kërkim për falsifikim të dokumenteve shkollore.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Marsel Mera.

“Shërbimet e pikës kufitare Muriqan kanë kapur shtetasin në kërkim Marsel Mera, 42 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Tiranës, në vitin 2021, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve kanë referuar materialet procedurale në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 30 vjeç, pasi është kapur në Koplik, duke transportuar me automjet 3 emigrantë afganë, për t’i ndihmuar që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.”, thuhet në deklaratën e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat