Theu në mënyrë të përsëritur, masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, pranga 34-vjeçarit në Korçë

Shqipëria

Theu në mënyrë të përsëritur, masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, pranga 34-vjeçarit në Korçë

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 15:55
Policia

Një 34-vjeçar, i cili theu në mënyrë të përsëritur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” është arrestuar sot në Korcë.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me iniciale A. L., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi ka dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit Korçë.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Theu në mënyrë të përsëritur, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, vihet në pranga 34-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi ka dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit Korçë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 37 vjeç, banues në Pogradec, pasi në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, është konstatuar me një armë gjahu çifte, pa lejen përkatëse, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. K., banues në fshatin Barmash, Kolonjë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka rrethuar me mur guri, një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat