Zjarr masiv në Elbasan, digjen sipërfaqe të mëdha me ullinj dhe shkurre

Shqipëria

Zjarr masiv në Elbasan, digjen sipërfaqe të mëdha me ullinj dhe shkurre

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Ditën e sotme janë regjistruar dy vatra zjarri në Elbasan dhe në fshatin Hajdaran.

Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se zjarret u shfaqën mesditën e sotme në Ullishtat në Kodrat e Elbasanit, ku u dogjën rreth 8 dynym me shkurre dhe dhjetëra ullinj.

Ndërsa në fshatin Hajdaran u dogjën gjithashtu sipërfaqe të mëdha me shkurre

Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të shërbimit zjarrfikës neutralizimi dhe vënia nën kontroll e flakëve qe mjaft e vështirë pasi mbizotërimi i erës së fortë shkaktoi përhapje të zjarrit me shpejtësi  në të gjitha drejtimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat