Kërkon lirinë, Gjykata e Tiranës lë në burg Dritan Goxhajn! Avokati: Drejtësia s’e ka vrarë ende frikën

Shqipëria

Kërkon lirinë, Gjykata e Tiranës lë në burg Dritan Goxhajn! Avokati: Drejtësia s’e ka vrarë ende frikën

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 10:49
Dritan Goxhaj

Dritan Goxhaj, ish-luftëtari i UÇK-së i arrestuar në Tiranë për llogari të Gjykatës Speciale u la sërish në burg nga Gjykata e Tiranës.

Avokati i tij Bashkim Nikolla kërkoi lirimin e Goxhajt për shkak se sipas tij ka kaluar afati 40-ditor. Pas vendiit të Gjykatës e cila e rrëzoi kërkesën duke arsyetuar se është e pambështetur në ligj e në prova, avokati pretendon se nuk ka ardhur kërkesa për ekstradim nga shteti kërkues.

“Me sa duket drejtësia jonë nuk e ka vrarë ende frikën”, deklaroi avokati Nikolla. “Nuk ka një kërkesë në reciprocitet që të ketë ardhur që të thotë kërkesë për ekstradim”, shtoi ai.

Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat