Arrestohet 41-vjeçari në Fier, i gjenden në makinë kokainë dhe një shumë parash

Shqipëria

Arrestohet 41-vjeçari në Fier, i gjenden në makinë kokainë dhe një shumë parash

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Një 41-vjeçar në Fier ka rënë në prangat e Policisë.

Mësohet se në makinën e tij është gjetur një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një shumë parash.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin 41 vjeç, banues në Fier pasi gjatë kontrollit të automjetit të cilin drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një shumë parash“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat