Vritet me armë zjarri një person në Vlorë

Shqipëria

Vritet me armë zjarri një person në Vlorë

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 22:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 41-vjeçar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të shtune në Vlorë.

Raportohet se viktima është Leartiad Lekaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të Kishës Ortodokse, në rrethana momentalisht të panjohura, raporton tvklan.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.

Paraprakisht dyshohet se 41-vjeçari është qëlluar nga persona të cilët lëviznin me një makinë Audi me targa italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat