Policia e Shtetit sekuestron një numër të konsiderueshëm flakadanësh, kapsollash dhe lëndësh të tjera piroteknike

Shqipëria

Policia e Shtetit sekuestron një numër të konsiderueshëm flakadanësh, kapsollash dhe lëndësh të tjera piroteknike

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 16:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Shtetit ka marrë masa për të garantuar rendin dhe sigurinë veçanërisht sot që në “Air Albania” luhet ndeshja Shqipëri-Poloni.

Gjatë kontrolleve ata kanë konstatuar se grupe tifozësh kanë tentuar që mes flamujve dhe banderolave që shërbejnë për dekor, të futin në stadium, një numër të konsiderueshëm flakadanësh, kapsollash dhe lëndësh të tjera piroteknike.

“Në kuadër të masave të ndërmarra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Poloni, dhe për parandalimin e futjes së sendeve të kundërligjshme në stadiumin “Air Albania”.

Shërbimet e Policisë, mesditën e sotme, gjatë kontrolleve të ushtuara, kanë konstatuar se grupe tifozësh kanë tentuar që mes flamujve dhe banderolave që shërbejnë për dekor, të futin në stadium, një numër të konsiderueshëm flakadanësh, kapsollash dhe lëndësh të tjera piroteknike, të cilat janë sekuestruar nga shërbimet e Policisë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat