Mbrojtja e viktimave të krimit! Në 5 vite ka pak kallëzime nga vetë viktimat e ngjarjeve kriminale

Shqipëria

Mbrojtja e viktimave të krimit! Në 5 vite ka pak kallëzime nga vetë viktimat e ngjarjeve kriminale

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Ministria e Drejtësisë përcolli për konsultim planin strategjik për të mbrojtur viktimat e krimit, që llogaritet paraprakisht se gjatë aplikimit do të ketë një faturë financiare përmbi 1. 1 miliardë lekë.

Në relacionin publik përmendet se synohet të garantohet një mjedis i sigurtë ku viktimat ta raportojnë krimin, pasi sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, një pjesë e krimeve në familje nuk raportohen mbasi mjedisi për marrjen e kallzimeve jo gjithmonë është miqësor për ta.

Gjatë 5 viteve të fundit, kallëzimet e veprave penale në prokurori që ndiqen mbi ankimin e viktimës janë në nivele të ulta (888 në total) dhe vetëm dy kallëzime janë bërë nga personeli mjekësor ngre alarmin përmes gjuhës së shifrave ministria e drejtësisë, sipas të cilës duhen rishikuar disa ligje, një ndër to edhe ligji për policinë e shtetit që nuk parashikon rregulla të qarta mbi teknikat e komunikimit me viktimat e dhunës në familje, personat LGBTI+, të prekurit nga krimet e  urrejtjes dhe racizmit, fëmijët viktima dhe ata që lypin.

Në strategji përfshihet edhe kompensimi financiar. Në akt-projekt përmendet se jo vetëm duhet krijuar një fond i posaçëm dhe skemë kombëtare për t’i garantuar viktimës së krimit, të drejtën për rimbursim të shpenzimeve, të drejtën për kthim pasurie, por nevijotet kompensim  i viktimës në bazë të vendimit të marrë në procesin penal. Por kjo sipas stretegjisë së propozuar kërkon ndërgjegjësim të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Dokumenti strategjik i hartuar nga Ministria e Drejtësisë synon të përafërohet me direktivat e BE. Ai është shpërndarë për konsultim tek të gjitha institucionet qëndrore dhe institucionet e drejtësisë.

Megjithatë duke u kthyer në aktualitet, Ministria e Drejtësisë pranon në draft se nga hyrja në fuqi e hartës së re gjyqësore, ende nuk disponon të dhëna nëse në prokuroritë dhe gjykatat e miratuara sipas kësaj harte ka apo jo mjedise të dedikuara për qëndrimin e viktimave të mbijetuara nga krimi. Së paku kjo do të sillte shmangien e përplasjes me autorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat