“Asnjë tolerim nëse cenohet siguria rrugore” – Polici Baka flet për gjobat

Shqipëria

“Asnjë tolerim nëse cenohet siguria rrugore” – Polici Baka flet për gjobat

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Rreth 300 efektivë të policisë bashkiake do jenë në terren të vendosur kryesisht në 70 shkolla dhe në 30 kryqëzime kryesore bashkiake me 200 efektivë të policisë rrugore.

Këta të fundit, do të jenë për trafikun dhe sigurinë rrugore por dhe për të kryer kontrolle për zbatimin e urdhrit të bashkisë që në orarin 07:00 me 09:00, në Unazë të Mesme dhe të Vogël të kryeqytetit nuk do hyjë asnjë mjet i transportit të mallrave.

Gerhard Baka, specialist i trafikut rrugor i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se vazhdojnë me forma sensibilizuese për shoferët.

Më tej ai nënvizoi se nuk do të ketë tolerim për asnjë lloj kategoria, nëse cenohet siguria rrugore.

“Ne vazhdojmë me forma sensibilizimi dhe ndëshkimore në rastet kur cenohet siguria  rrugore. Në rastet kur cenohet siguria rrugore, nuk do të ketë tolerim për asnjë lloj kategorie. Kjo është e vetmja mënyrë që ne të minimizojmë aksidentet rrugore. Në rastet flagrante kur parkimet janë në rresht të dytë, nuk do të ketë tolerime dhe pse ka justifikime nga shoferët”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat