Lëvizte me kallashnikov me vete, arrestohet 20 vjeçari në Elbasan

Shqipëria

Lëvizte me kallashnikov me vete, arrestohet 20 vjeçari në Elbasan

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Një 20 vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi u kap me armë zjarri.

Policia njofton se arrestimi i të riut u bë i mundur pas informacioneve se ky shtetas po lëvizte në fshatin Qukës me kallashnikov.

Nga kontrolli në çantë, policia sekuestroi armën e zjarrit dhe municionin luftarak.

20 vjeçari përballet me veprën “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat