Akuzohet për shitblerje votash, caktohet data kur do të dalë para gjykatës Fredi Beleri

Shqipëria

Akuzohet për shitblerje votash, caktohet data kur do të dalë para gjykatës Fredi Beleri

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 10:50
Fredi Beleri.

GJKKO ka caktuar datën 14 shtator për mbajtjen e seancës së parë për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, por të pa betuar, Fredi Beleri.

Më 14 shtator Beleri pritet të jetë i pranishëm personalisht ne seancën paraprake, ku akuzohet nga prokuroria e Posaçme për “Korrupsion Zgjedhor”.

Kujtojmë se më herët Beleri ka bërë 2 kërkesa për leje të veçantë, të cilat i janë refuzuar nga autoritetet e burgjeve.

Vlen të theksohet se seanca paraprake do të mbahet një ditë përara 15 shtatorit, afatit të fundit kur ai mund të bëtohet si kryebashkiak i Himarës, në të kundërt zgjedhjet e Himarrës do të përsëriten.

Beleri mbahet në burg që prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave në prag të zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

Prokuroia e akuzon fituesin e zgjedhjeve në Himarë se u ka dhënë 40 mijë lekë të reja 8 qytetarëve për te votuar në favor të tij gjatë zgjedhjeve lokale.

Mbajtja e tij në burg ka sjellë një përplasje me Athinën zyrtare e cila e akuzon qeverinë shqiptare se po emban në qeli politikisht Fredi Belerin për të mos i lejuar betimin si kryebashkiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat