Mbajti peng për disa orë 14-vjeçaren në banesë, shpallet në kërkim 31-vjeçari

Shqipëria

Mbajti peng për disa orë 14-vjeçaren në banesë, shpallet në kërkim 31-vjeçari

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

I hoqi për disa orë, lirinë një 14-vjeçareje, duke e mbajtur në banesën e tij.

Dhe sapo konstatoi mbërritjen e shërbimeve në fshat u largua, shpallet në kërkim 31-vjeçari.

Pas informacioneve të marra në rrugë informative, se një shtetas po mbante në banesën e tij, një të mitur pa dëshirën e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në zonën e sinjalizuar, për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për arrestimin e autorit.

Shtetasi E. K., 31 vjeç, banues në fshatin Frankth, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në fshat, për shkak të ndjekjes intensive dhe kontrolleve që po ushtronte policia, 31-vjeçari, e ka lënë të miturën dhe vetë ka mundur të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat