Rrezikuan të mbyteshin teksa lundronin me kanoe në Sarandë, policia shpëton 2 turistë gjermanë

Shqipëria

Rrezikuan të mbyteshin teksa lundronin me kanoe në Sarandë, policia shpëton 2 turistë gjermanë

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 14:40
Sarandë

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, menjëherë pas njoftimit se 2 shtetas që po lundronin me kanoe, rrezikonin të mbyteshin, për shkak të dallgëve të larta, kanë nisur menjëherë kërkimet, bashkë me Njësinë Policore Detare.

Gjatë kërkimeve në kushte jo të favorshme, për shkak të dallgëve të larta, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në plazhin e Krorëzës, 2 shtetasit gjermanë që kishin mbetur në det pasi mjetet e tyre lundruese ishin mbushur me ujë.

Shërbimet e Policisë kanë nxjerrë në breg, 2 mjetet lundruese kanoe dhe 2 shtetasit gjermanë.

Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar punonjësit e Policisë, për ndihmën e ofruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat