Shkarkimi i Olta Xhaçkës, kush është deputeti socialist që votoi kundër

Shqipëria

Shkarkimi i Olta Xhaçkës, kush është deputeti socialist që votoi kundër

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 14:56
Erion Braçe

Kuvendi i Republikës ka votuar në një seancë të posaçme parlamentare ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Ajo që ra në sy gjatë votimeve në parlament ishte vota kundër e deputetit socialist Erion Braçe, për shkarkimin e ministres s ëjashtme Olta Xhaçka.

Votimi i shkarkimit të Xhaçkës mori 95 vota pro dhe 1 kundër, e cila ishte e deputetit Braçe.

Emërimet:

Arbjan Mazniku emërohet Ministër i Shtetit për pushtetin vendor me 73 pro, 35 kundër nga opozita

Albana Koçiu emërohet Ministre e Shëndetësisë me73 vota pro, 1 abstenim, 32 kundër

Igli Hasani emërohet Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme me 74 vota pro, 33 kundër

Ogerta Manastirliu emërohet Ministre e Arsimit dhe Sportit me 72 vota pro, 35 vota kundër dhe 1 abstenim.

Anila Denaj emërohet Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 73 vota pro, 27 kundër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat