​Begaj: Anëtarësimi në BE do të bëhet realitet për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Shqipëria

​Begaj: Anëtarësimi në BE do të bëhet realitet për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 17:06
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është shprehur optimist se objektivi strategjik për hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian do të bëhet realitet. Pas takimit me liderët e shteteve në kuadër të Samitit Brdo-Brione, Begaj tha se ky takim vjen në një moment të rëndësishëm.

Duke përmendur situatën gjeopolitike të lidhur me agresionin rus në Ukrainë, Begaj tha se të qenit bashkë për të diskutuar sfidat të cilat duhet t’i përballojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, është shumë e rëndësishme.

“Ky takim i sotëm vjen në një moment të rëndësishëm siç e dimë nga situata gjeopolitike e cila është e lidhur me agresionin rus në Ukrainë, dhe natyrisht të qenurit bashkë për të diskutuar rreth sfidave të cilat duhet të përballojnë vendet e Ballkanit Perëndimor është një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme. Sfidat janë gati të njëjta në të gjitha vendete Ballkanit Perëndimor, dhe çështjet që u trajtuan gjatë këtij samiti kishin të bënin me procesin e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor kishte të bënte me disa çështje sensitive për popujt tanë qe janë të lidhura me rininë, me emigrimin, dhe po ashtu me sfidat e lidhura me ndryshimet klimatike. Unë i përkas atij brezi që jam optimist dhe objektivi strategjik i te qenurit anëtar i BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhet realitet”, ka thënë Begaj para gazetarëve.

Në fund të takimit që u mbajt me dyer të mbyllura, krerët e shteteve të Procesit Brdo-Brijuni miratuan një deklaratë të përbashkët, duke nënvizuar nevojën e përshpejtimit të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin dhe koordinimin për përballimin së bashku të efekteve nga ndryshimet klimatike, si dhe krijimin e projekteve dhe të programeve të përbashkëta për zbutjen e efekteve të migrimit të të rinjve nga vendet e rajonit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat