Aksident në aksin Levan-Tepelenë, “Land Rover-i” përplaset me automjetin e policisë

Shqipëria

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, “Land Rover-i” përplaset me automjetin e policisë

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Një aksident automobilisti është regjistruar pasditen e së hënës në aksin rrugor Levan Tepelenë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet tip “Land Rover” është përplasur me automjetin e Policisë tip “Skoda” rreth orës 16:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Madhe.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 punonjës të Policisë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat