Mjeku i Burrelit thotë se vetëm autopsia mund ta zbulojë shkakun e vdekjes së një dyvjeçari që iu keqësua gjendja në çerdhe

Shqipëria

Mjeku i Burrelit thotë se vetëm autopsia mund ta zbulojë shkakun e vdekjes së një dyvjeçari që iu keqësua gjendja në çerdhe

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Mjeku Islam Mamica tha se vetëm autopsia mund të tregojë shkakun që dërgoi në vdekjen e dyvjeçarit të cilit iu keqësua gjendja në një çerdhe të Burrelit, e pastaj ishte dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Mamica deklaroi për Euronews Albania se foshnja kishte vdekur në spital, dhe jo në çerdhe, ndërsa shtoi se foshnja kishte qenë pa ndjenja.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë në Shqipëri, kanë hapur një hetim në lidhje me rastin.

Ata po vijojnë punën zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat