Zjarr në Berat, digjet një sipërfaqe me pisha dhe shkurre

Shqipëria

Zjarr në Berat, digjet një sipërfaqe me pisha dhe shkurre

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 21:22
Berat

Një zjarr i madh ka rënë në pyllin me pisha dhe bimësi të dendur në fshatin Sinjë në Berat. Zjarri ka nisur në vendin e quajtur “Bregu i Murrizit” dhe si pasojë e erës dhe temperaturave zjarri u përhap me shpejtësi drejt zonës pyjore, të mbushur me pisha e bimësi.

Gazetarja Eneida Petova, raporton se në vendngjarje kanë shkuar 3 grupe shërbimi me 25 punonjës dhe 5 mjete zjarrfikëse.

Për shkak të mungesës së rrugës dhe terrenit të thyer malor, zjarrfikësit kanë luftuar për dy orë me flakët me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine. Mësohet se zjarri është vënë nën kontroll dhe zona po mbahet nën monitorim nga punonjësit zjarrfikës, që mendojnë se kemi të bëjmë me një zjarrëvënie të qëllimshme.

Si pasojë e zjarrit është shkrumbuar totalisht një sipërfaqe rreth 1 ha me bimësi të egër dhe pisha. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz dhe në banesat që ndodheshin shumë pranë vatrës së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat