Përplasi me makinë një person me motor në aksin rrugor Pogradec-Korçë, arrestohet 57-vjeçari

Shqipëria

Përplasi me makinë një person me motor në aksin rrugor Pogradec-Korçë, arrestohet 57-vjeçari

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Një 57-vjeçar nga Pogradeci është vënë në pranga, pasi përplasi me makinë një person i cili po udhëtonte me motomjetin tip “Lifan”.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Korçë, pranë kryqëzimit të fshatit Leshnicë.

57-vjeçari A.L drejtonte automjetin tip “Peugeot” në momentin kur përplasi 47-vjeçarin B.L banues në fshatin Podgorie, i cili për shkak të plagëve fillimisht mbërriti në spitalin e Pogradecit dhe më pas në spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat