Aksident në Rrugën e Arbërit! Mjeti del nga rruga, lëndohet drejtuesi

Shqipëria

Aksident në Rrugën e Arbërit! Mjeti del nga rruga, lëndohet drejtuesi

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 13:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Aksident në rrugën e Arbërit, makina del nga rruga lëndohet drejtuesi i automjetit.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Tre Çesmat në vendin e quajtur Peladhi.

Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e tjerë të automjeteve të cilët kanë lajmëruar Policinë dhe ambulancën. Burime pranë spitalit të Bulqizës bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, i cili është aksidentuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor po heton rreth këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat