“Apartamentet do rriten me 35%, nëse qeveria nuk reagon”/ Ndërtuesit kundër Referencave: Vendimi rrit taksat

Shqipëria

“Apartamentet do rriten me 35%, nëse qeveria nuk reagon”/ Ndërtuesit kundër Referencave: Vendimi rrit taksat

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Kompanitë ndërtuese kanë kundërshtuar në unison, vendimin më të fundit të qeverisë për rishikimin e cmimeve të referencës së pronave.

Të surprizuar për këtë ndryshim në mes të vitit, shoqata e ndërtuesve I kërkon qeverisë nepërmjët një letre zyratre dërguar edhe kryeminsitrti edi rama, që ky vendim të mos zbatohet.

Ndryshimi I referencave të pronave, rrit atomatikisht dhe në mënyrë të menjëhershme  tre taksa që pagujanë ndërtuesit

Me një goditje, kjo VKM ka prekur tre taksa. Konkretisht taksa e ndikimit në infrastrukturë, taksa 3% e strehimit social, si dhe 15% tatim fitimin të cilat llogariten automatikisht me çmimet e reja të referencës. Ne kërkojmë që kjo VKM të pezullohet dhe të mos zbatohet deri hyrjen e plotë në fuqi të ligjti për taksën e pasurisë-tha Luigj Aleksi president i Shoqatës së Ndërtuesve.

Nisur nga kjo situatë vendimi i këshillit të ministrave prek edhë ato leje ndërtimi që janë në proces. Ky fakt sjell edhe cënim të planit të biznesit për kompanitë.

Në informacionet tona, të gjithë ata ndërtues që kanë marrë leje ndërtimi kanë hequr dorë nga zbardhja e saj. Pasi rregullat e lojës kanë ndryshuar. Automatikisht cdo taksë, tashmë do të përllogaritet në bazë të cmimeve të reja të referencës dhe sipas  planit të bzinesit të hartuar me cmimet e vjetra- shprehet  Erjon Harizaj kryetar shoqata e Ndërtuesve.

Shoqata e Ndërtuesve si hap të parë i ka dërguar autoriteteve një letër ankesë, por nëse qeveria do të refuzojë, do të ndiqen dhe rrugët ligjore.

E gjithë kjo situatë në finale do të ketë  një efekt edhe më të madh tek konsumatorët, pasi çmimet e ndërtesave do të rriten me 35%.

Ndërtimi është sektori që mban peshën më të madhe të taksave në vend, ndaj dhe çmimet e larta të ndërtimeve janë si rezultat edhe i barrës së tatimeve, një kosto kjo e cila në vend që të ndalet, rritet edhe më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat