Regjistrohen 80% e studentëve; të rinjtë kanë edhe dy ditë afat për të zgjedhur degën që duan

Shqipëria

Regjistrohen 80% e studentëve; të rinjtë kanë edhe dy ditë afat për të zgjedhur degën që duan

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

80% e studentëve të ardhshëm në rang vendi, tashmë janë regjistruar në universitete ndërsa sot ka nisur faza 48 orëshe për ata që janë të pavendosur.

Kreu i rrjetit akademik shqiptar, Arjan Xhelaj sqaron se kandidatët gjatë këtyre dy ditëve mund të çregjistrohen dhe të riaplikojnë në raundin e dytë.

“Në raundin e dytë, të gjithë maturantët që nuk kanë arritur të regjistrohen, mund të riaplikojnë. Do të ketë një fazë të tetë për çregjistrim dhe data 15-17 rihapet portali. Më pak ditë sepse janë më pak aplikantë. Rreth 80 % u regjistruan që në raundin e parë. Dhe gjithashtu janë maturantët e vjeshtës.

Sa i takon ezaurimit të kuotave në disa fakultete, ka ende një mundësi të dytë në ato degë ku kërkesat janë të larta.

Maturantët të mos stepen por të presin raundin e dytë. Edhe kur kuotat janë ezauruar 100%, universitetet për degët më të kërkuara, bëjnë një risistemim të kuotave duke marrë nga degët që kanë patur më pak kërkesa.”

Nga data 22 shtator deri më 1 tetor do të kenë mundësinë që të regjistrohen pranë fakulteteve ku janë shpallur fitues, kandidatët që aplikojnë online në raundin e dytë.

I gjithë procesi përmbyllet me raundin e lirë nga data 4 deri më10 tetor ku bëhet kërkesë dhe regjistrim direkt pranë institucioneve të arsimit të lartë, pavarësisht aplikimeve në portalin U-Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat