Rama inspekton kantierin e ndërtimit të 405 apartamenteve në Vorë: Po merr formën e vet përfundimtare një lagje e ndërtuar nga e para

Shqipëria

Rama inspekton kantierin e ndërtimit të 405 apartamenteve në Vorë: Po merr formën e vet përfundimtare një lagje e ndërtuar nga e para

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 14:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vorë ku inspektoi sot kantierin e ndërtimit të 405 apartamenteve me njësi shërbimi, shkolla të reja dhe hapësira të gjera publike.

Kryeministri Rama shoqërohej në këtë inspektim nga kryebashkiaku i Vorës, Blerim Shera.

Rama pa nga afër komplekset e pallateve të ndërtuara ku do të strehohen familjet që humbën shtëpitë si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Kryebashkiaku i Vorës, Shera u shpreh se, “pas fazës së dytë të shpronësimeve nisëm fillimisht me shembjet sepse ndikonte infrastruktura që pengonte zhvillimin e këtyre komplekseve. Më tutje kemi shkollën e rindërtuar 9-vjeçare. Ndërkohë, po shkolla e mesme “Isa Buletini” është drejt përfundimit, besoj nga dhjetori përfundon. Kemi dhe kopshtin publik dhe infrastrukturën arsimore në Vorë e kemi të zgjidhur.. Janë të gjitha të reja për efekt të rindërtimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat