Nga ndryshimet në qeveri te ‘çështja’ Beleri, deputeti Petro Koçi zbardh prapaskenat

Shqipëria

Nga ndryshimet në qeveri te ‘çështja’ Beleri, deputeti Petro Koçi zbardh prapaskenat

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 14:50
Deputeti i PS, Petro Ko

Deputeti i PS, Petro Koishte i ftuar këtë mesditë në rubrikën “Opinion”, ku foli për disa çështje. Duke folur për debatet që lindën për ligjin e Akademisë së Shkencave ai tha se debati u kthye në luftë politike.

“Theksoj se nuk mund të bësh luftë politike dhe të kapesh pas dikujt meqë ka qenë në parlament, sepse e njëjta gjë mund t’i ndodhë dikujt që është sot në politikë, sepse nuk është mëkat të jesh në politikë”, tha ai.

Ndërkohë i pyetur nëse do ta mbështeste kandidaturën e Artan Fugës në krye të Akademisë, ai u shpreh: Personalisht mendoj se Fuga i ka kaluar disa kufij etik në komunikim edhe ndaj meje por çështje e tij.

Koçi foli po ashtu edhe për ndryshimet në qeveri, teksa tha se është mesi i mandatit dhe lind nevoja për energji të reja.

“Kur je tek emrat është pak e vështirë të bëhen debate të tilla, pra nuk ka një model që sipas të cilit të fillojë debatin pse iku njëri dhe pse iku tjetri. Këto ndryshime ishin të nevojshme se është mandati në mes dhe kërkon një nisje të re me energji të reja”, tha ai.

Por çfarë mendon Koçi për “çështjen” Beleri?

“Rasti ka qenë flagrant. Kur dikush kapet në flagrancë, atëherë je vetëkopsitur. Ajo që kam ngritur së fundmi për shkak të reagimit të shtetit grek që për mua ka qenë shumë e ekzagjeruar… unë di që Beleri është me origjinë shqiptare dhe është nga labëria, por nuk di që në Progonat ka pasur grekë ndonjëherë, por historia nuk është ama ime më e mirë.

Përveç kësaj, për mua e rëndë ka qenë fakti që unë isha në disa fshatra në Himarë, që aty ishte përdorur nga Beleri dhe dhënia e pasaportave greke. Nuk e di sa reale është se duhen hetime, por në rastin konkret kemi të bëjmë me një gjë edhe më të rëndë. I bie që shteti grek duhet të ngrejë akuzë ndaj tij nëse kjo ka ndodhur, sepse kjo kërkon procedurë”, deklaroi Koçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat