Prej javësh i shtruar në spital, deputeti i PS flet për gjendjen e Fatos Nanos pas komunikimit me të birin

Shqipëria

Prej javësh i shtruar në spital, deputeti i PS flet për gjendjen e Fatos Nanos pas komunikimit me të birin

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 14:51
Fatos Nano

Prej disa javësh ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në spital për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe problemeve me frymëmarrjen.

I ftuar sot në News24, deputeti i PS, Petro Koçi u shpreh se ka komunikuar me të birin e Nanos, i cili i ka pohuar se gjendja e tij është e stabilizuar.

Kam komunikuar me djalin e Fatos Nanos dhe më ka thënë se gjendja e tij është stabël.

Nuk e kam vizituar në spital sepse mendoj se në gjendjen e tij nuk i bëjnë mirë vizitat e shumta”, tha ai ndërsa i uroi shërim të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat