Vrasja e Azem Hajdarit/ Kujtohet në 22 vjetorin e ekzekutimit, Heroi i Demokracisë

Shqipëria

Vrasja e Azem Hajdarit/ Kujtohet në 22 vjetorin e ekzekutimit, Heroi i Demokracisë

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 15:25
Rudina Hajdari

I kishin bërë disa atentate por ai i 12 shtatorit të 1998 rezultoi fatal për Azem Hajdarin, lideri i lëvizjes studentore të dhjetorit dhe një ndër themeluesit e Partisë Demokratike.

Për ta kujtuar, në nder të tij u zhvilluan këtë të martë homazhe.

Fillimisht tek Varrezat “Dëshmorët e Kombit”. Aty ishte familja e tij, bashkëshortja me dy djemë dhe Rudina Hajdarin.

Gjithashtu dhe Sali Berisha me disa prej deputetëve të tij. Së bashku me të dhe disa deputetët pjesë të grupit të Gazment Bardhit, si Dhurata Cupi, Saimir Korreshi e Bledion Nallbati.

Homazhet më pas u zhvendosën tek memoriali i tij, aty ku 25 vite më parë, Azem Hajdarit iu ndërpre jeta, tek selia e atëhershme e PD-së.

Këtu Rudina Hajdari përcolli një mesazh në kujtim të të atit dhe ajo çfarë ai ka bërë si drejtues i lëvizjes që coi drejt rënies së regjimit komunist dhe vendosjen e pluralizimit politik.

“Ai ishte njëri unitar. Nëse do te ishte gjallë, pd nuk do të ishte në gjendjen që është.”

Në 1998 Azem Hajdari ishte deputet i PD-së, ndërsa në krye të saj ishte Sali Berisha. Ai u vra para selisë së PD-së, më 12 shtator në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat