Përshtati lokalin për shitje të kokainës, arrestohet 54-vjeçari në Fier

Shqipëria

Përshtati lokalin për shitje të kokainës, arrestohet 54-vjeçari në Fier

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Është arrestuar në flagrancë një 54-vjeçar në Fier, nën dyshimin se përshtati lokalin e tij për të shitur kokainë.

Në lokalin e tij që gjendet në lagjen “16 prilli” janë sekuestruar 50 doza që dyshohet se janë lëndë narkotike të llojit kokainë, 250 euro që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale, dhe 3 celularë.

Arrestimi i tij u realizua në kuadër të operacionit “District”, njofton policia shqiptare.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, shkruan në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat