“TUBA Fest” në Shkodër, kryeministri Rama fton të gjithë të marrin pjesë

Shqipëria

“TUBA Fest” në Shkodër, kryeministri Rama fton të gjithë të marrin pjesë

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Shkodra do të mirëpresë gjatë kësaj fundjave “TUBA fest” mes shumë aktiviteteve kulturore dhe sportive.

Bashkia Shkodër ka mirëpritur kërkesën e organizatorëve dhe ka ofruar bashkëpunim për realizimin e kësaj ngjarjeje kulturore që pasuron jetën e qytetit dhe e promovon atë, sidomos te të rinjtë.

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale fton të gjithë të marrin pjesë në këtë festë e cila do zhvillohet në kalanë e Shkodrës.

“Mirëmëngjesi dhe me ftesën që kush mundet të mos e lerë pa marrë energjinë e “TUBA Fest” në kalanë e Shkodrës, më 15-16 Shtator, frymëzuar nga tradita shqiptare e muzikës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Ky festival muzikor përgjatë dy ditëve do të sjellë në Kalanë e Shkodrës performancat live të artistëve dhe grupeve shqiptare më me zë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat