Ministri Balla përshëndet aksionin e policisë së Vlorës: U neutralizua një grup i rrezikshëm kriminal

Shqipëria

Ministri Balla përshëndet aksionin e policisë së Vlorës: U neutralizua një grup i rrezikshëm kriminal

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 11:17
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur aksionin e suksesshëm të strukturave të policisë së Vlorës, të cilat neutralizuan një grup të rrezikshëm kriminal, i cili dyshohet se kishte në plan akte të rënda kriminale dhe terroriste, përmes përdorimit të lëndëve plasëse. Gjatë aksionit të policisë u sekuestruan disa mina me telekomandë dhe një shtetas u arrestua gjatë këtij aksioni, pasi kishte vendosur eksploziv C4 poshtë një makine.

Ministri Balla ka përshëndetur menjëherë strukturat e policisë së Vlorës me atë në një postimi në Facebook:

“Policia e Shtetit ka goditur një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë, duke parandaluar kështu ngjarje të rënda kriminale dhe terrori, për shkak të përdorimit të lëndëve plasëse”.

Gjithashtu Ministri Balla ka vlerësuar angazhimin e strukturave të policisë së Vlorës, në parandalimin, zbulimin dhe neutralizimin e akteve kriminale dhe për kapjen e autorëve të tyre.

Kam besim se Policia e Vlorës do të bëjë detyrën edhe në zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale të reja dhe më të vjetra për vendosjen para drejtësisë të personave të dyshuar,” – shprehet Ministri i Brendshëm në statusin e tij përgëzues për policinë e Vlorës.

Balla thekson gjithashtu se “qytetarët presin më shumë prej nesh”, duke nënkuptuar angazhimin e të gjitha strukturave të tjera në luftën kundër fenomeneve të krimit në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat