Kur publikohen të dhënat e Censit? Ministrja Ibrahimaj tregon afatet

Shqipëria

Kur publikohen të dhënat e Censit? Ministrja Ibrahimaj tregon afatet

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 21:57
Delina Ibrahimaj

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave në ikje, Delina Ibrahimaj tha se procesi i regjistrimit të popullsisë nuk duhet të ndezë debat politik pozitë-opozitë. Ajo tha se të dhënat e gjeneruara nga ky proces nuk përdoren për qëllime partiake, por do analizohen për qëllime kombëtare në hartimin e politikave zhvillimore. Ministrja theksoi në “Real Story” se institucioni i Instat është i pavarur nga politika.

“Nuk mendoj se ka vend për konflikt dhe debat. Instat prej shumë vitesh…dhe tashmë është institucion i pavarur. Është totalisht i pavarur, sepse është institucion që i përgjigjet parlamentit. Ky ushtrim është sipas çdo metologjie dhe standardi ndërkombëtar. Konfidencialiteti i të dhënave është i një rëndësie shumë të lartë. Këto të dhëna nuk ka asnjë supozim që këto të dhëna mund të përdoren për qëllime politike. Të dhënat janë të aksesueshme dhe do jenë në formë të agreguar. Janë të dhëna që do jenë në faqen e Instat, por në këtë rast, informacioni është më i detajuar dhe më në qelizë”, tha ajo.

Më tej, Ibrahimaj theksoi se të dhënat do të publikohen më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

“Të dhënat do të publikohen 30 qershor 2024, dhe do jenë të aksesueshme për të gjithë në formë të agreguar. Ky cens, ka tre pyetje, të cilat lidhen me fenë, gjuhën amëtare dhe që lidhem me etninë nuk je i detyruar t’u përgjigjesh. Çdo qytetar mund të vendos që mos t’i përgjigjet këtyre pyetjeve”, shtoi ajo.

Por si do të veprohet në raste kur anketuesit e Intsat nuk do gjejnë njeri nëpër banesa, për këtë Ibrahimaj tha se janë menduar disa alternativa: Anketuesit e Instat do shkojnë në çdo derë dhe çdo shtëpi më shumë se njëherë. Mbasi shkojnë herën e parë, do lënë një numër telefoni, nëse nuk kontaktohen nga familja, atëherë do shkojnë njëherë të dytë, dhe të tretë dhe në rast se dështon edhe për herë të tretë, atëherë do merren informacione vetëm për banesën dhe jo për personat që janë aty. Procesi përfundon me 30 tetor.”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat