Shqipëria në KS, Hasani: Krijojmë Aleancën Humanitare të Sektorit Privat

Shqipëria

Shqipëria në KS, Hasani: Krijojmë Aleancën Humanitare të Sektorit Privat

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 19:35
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka mbajtur fjalën si kryesues i Debatit të Hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB në New York.

Hasani lajmëroi “krijimin e Aleancës Humanitare të Sektorit Privat, si një organ koordinues për t’iu përgjigjur krizave humanitare që do të shërbejë si një pikë unike hyrëse për sektorin privat në arkitekturën humanitare, përfshirë OKB-në”.

“Nëpërmjet Aleancës, ne synojmë të angazhojmë korporata dhe filantropi, së bashku me agjencitë kryesore të OKB-së dhe shoqërinë civile, për të shënuar dhe mbledhur të gjithë përshtypjet dhe komentet mbi boshllëqet kryesore dhe fushat për përmirësim në reagimin ndaj krizave, duke eksploruar mekanizmat e mundshëm për të zyrtarizuar rolin e korporatave dhe filantropive në ekosistemin e reagimit ndaj krizës, për të përmirësuar përdorimin e burimeve dhe rritur përpjekjet për reagim.

Është një hap i parë, por ne besojmë, i guximshëm për të shfaqur ekspertizën e sektorit publik në trajtimin e krizave komplekse dhe për të krijuar zgjidhje më gjithëpërfshirëse, fleksible dhe efektive për t’iu përgjigjur siç duhet nevojave në rritje”, tha Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat