Berisha: Protesta do jetë e një lloji tjetër

Shqipëria

Berisha: Protesta do jetë e një lloji tjetër

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 15:09
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi gjatë konferencës së përjavshme për shtyp këtë të premte, se opozita do të nis së shpejti aksionin e protestave.

Sipas Berishës, protesta kësaj herë do të jetë e një lloji tjetër, pasi nëse do të fillojë, atëherë nuk do të ndalet më.

Sipas tij kjo kërkon një përgatitje të plotë, në radhë të parë psikologjike, politike dhe të gjithanshme. Ndaj ai nënvizoi që opozita është në këmbë që të bind popullin për një reagi të gjithëanshëm.

“Partia do të nisë protestat.

Por, përpjekjen e opozitës duhet ta marrim si një proces.

Nuk është kjo një protestë që do të fillojë sot, do rrijë disa orë aty dhe pastraj do të shpërndahet.

Kjo do jetë protestë e një lloji tjetër.

Kjo kërkon një përgatitje të plotë, në radhë të parë psikologjike, politike, të gjithanshme.

Pastaj kur të fillojë, nuk duhet të ndërpritet.

Sepse, nuk ka diskutim që thelbi i të gjithë përpjekjes së opozitës është mbrojtja e lirive të qytetarëve shqiptarë, votës së tyre, rikthimin i këtyre të drejtave.

Qytetari shqiptar përballet sot me probleme shumë të dhimbshme, të cilat ndoshta në një mënyrë a tjetër, edhe ia sfumojnë interesin për lirinë.

Por, ne jemi këtu dhe do bëjmë gjithçka t’i bindim ata se të gjitha këto që ndodhin, kanë emërues të përbashkët mungesën e lirisë së tyre në çdo aspekt.

Nëse opozita heq dorë nga kjo, firmos për të qenë fasadë e një regjimi që bazohet mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat