Berisha: Po përgatitemi që betejën për PD ta çojmë në Strasburg

Shqipëria

Berisha: Po përgatitemi që betejën për PD ta çojmë në Strasburg

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 18:29
Sali Berisha

Pa dhënë një datë, por duke premtuar një mënyrë ndryshe nga tubimet e dy viteve të fundit, Sali Berisha paralajmëroi këtë të premte nisjen e një sezoni protestash që sipas tij nuk do ndalen deri në arritjen e qëllimit.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i Rithemelimit komentoi edhe situatën ligjore të Partisë Demokratike, për të cilën tha po bëhen përgatitjet për një përballje në gjykatat europiane.

Sa i përket votëbesimit të tij pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit, Berisha tha se procesi do të përmbyllet brenda këtij viti.

Sipas tij kjo kërkon një përgatitje të plotë, në radhë të parë psikologjike, politike dhe të gjithanshme. Ndaj ai nënvizoi që opozita është në këmbë që të bind popullin për një reagi të gjithëanshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat