Siguronte kanabis nga Kanadaja, sot masa e sigurisë për Elgert Gjoni

Shqipëria

Siguronte kanabis nga Kanadaja, sot masa e sigurisë për Elgert Gjoni

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 11:19
Elgert Gjoni

Elgert Gjoni është një nga personat që do të njihet sot me masën e sigurisë i arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli”.

Agjentët e antidrogës e kanë mbajtur nën vëzhgim për disa muaj, ku nga përgjimet rezultoi se ai ishte personi që siguronte me postë kanabis llambe nga Kanadaja dhe një dozë e shiste deri në 300 euro.

I riu bazën e kishte në zonën e Unazës së Re dhe komunikimin me klientët e kryente kryesisht përmes Instagramit.

Një blerës gjatë komunikimeve me Gjonin teksa i kërkon një dozë të tillë pasi njoftohet për efektet që i shkaktohen nga përdorimi i saj blerësi fillimisht i thotë “jo mor shok se s’du me vdek unë”, por më pas bie dakord që ta blej ditë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat