Lezhë, polici vetëvritet me armën e shërbimit pasi mësoi se vuante nga një sëmundje e rëndë

Shqipëria

Lezhë, polici vetëvritet me armën e shërbimit pasi mësoi se vuante nga një sëmundje e rëndë

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 21:53
Policia

Një punonjës i Policisë me detyrë shef i sallës operative Lezhë, dyshohet se ka vrarë veten mesditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në banesën 64-vjeçarit në fshatin Spiten, ndërsa ky i fundit ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike.

Viktima shërbente prej vitesh në Drejtorinë e Lezhës dhe ka mbajtur pozicione të ndryshme gjatë punës në Policinë e Shtetit, raporton TCH.

“Rreth orës 17;50, në fshatin Spiten, Lezhë, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë, në oborrin e banesës së tij, është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë (armën e shërbimit), punonjësi i Policisë, shtetasi Gj. L., 64 vjeç, personel i D.V.P Lezhë“- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet e para hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat